Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd
Lajmi i Fundit

Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e shkaktuar nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998 do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj kritikëve që kërkuan një qëndrim publik më të fortë nga autoritetet shqiptare, duke theksuar se Shqipëria ka reaguar përmes Ministrisë së Jashtme. Rama theksoi se nuk ka nevojë për histeri sa herë që “del një çyryk në Beograd e flet përçart”, përcjellë A2 Television.

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai! Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë. Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, shkruan Rama në platformën “X”. 

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts