Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ristoska: Lënda “Talir 2” mu mor për të shmangur konfiskimin e Pallatit të Bardhë, Gruevski duhej t’ia kthente paratë ‘Betonit”
Lajmi i Fundit

Ristoska: Lënda “Talir 2” mu mor për të shmangur konfiskimin e Pallatit të Bardhë, Gruevski duhej t’ia kthente paratë ‘Betonit”

Kjo lëndë më është marrë që palët e interesuara të mund ta arrinin rezultatin e dëshiruar, që është shmangia e konfiskimit, thotë ish-prokurorja Lençe Ristoska, e cila përfaqësoi lëndën “Talir 2” për plot shtatë vjet e gjysmë, e që me vendimin e fundit të Gjykatës Penale përfundoi me lirimin nga akuzat për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me të edhe lirimin e pronës së ngrirë të VMRO-DPMNE-së, e cila sipas aktakuzës ishte fituar në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk nga Kolegium.

Kjo është lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së partisë VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, e njohur si “Pallati i Bardhë”. Në këtë lëndë Gruevski u akuzua për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe financim të paligjshëm të ndërtimit të selisë.

Publike Speciale (PPS), e cila u formua si rezultat i të ashtuquajturës Marrëveshje e Përzhinës. Gjatë pothuajse një dekade ajo ka pësuar ndryshime të rëndësishme, nga një hetim kundër 14 personave deri te ndarja e lëndës, marrëvshjet, parashkrimet, ndarja e procedurave dhe aktgjykimet e sotme.

Hetimi u hap në vitin 2017 nga prokurorja në Prokurorinë e atëhershme Speciale Publike me dyshimin se në periudhën 2009–2015 partia ka mbledhur para në mënyrë të paligjshme përmes presionit ndaj kompanive dhe personave fizikë, ndërsa më pas këto para janë legalizuar përmes pagesave nga një numër i madh donatorësh. Një vit më vonë prokurorët që e udhëhiqnin lëndën, Ristoska dhe Ljube Llape, e ndanë aktakuzën në dy lëndë të ndara. E para quhet thjesht “Talir”, ose “Talir 1”, dhe ka të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Në këtë lëndë u akuzuan gjashtë persona nga partia. Lënda e dytë, ose “Talir 2”, ka të bëjë me ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së (“Pallati i Bardhë”).

Rrënjët e lëndës “Talir 2” datojnë që nga viti 2008. Sipas aktgjykimit të mëparshëm, VMRO-DPMNE, e cila deri në vitin 2008 ndodhej në të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë”, zotëronte 200 metra katrorë, por në vitin 2009 pas ripërpilimit të Planit të Detajuar Urbanistik (PDU) ka blerë një pronë për 110 euro për metër katror me një sipërfaqe prej rreth 1.200 metra katrorë. Sipas aktakuzës shitja është bërë në vitin 2009 me nënshkrimin e Mile Janakieskit në emër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila ia ka shitur të gjithë tokën VMRO-DPMNE-së përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë. Nga ana e partisë kjo marrëveshje është nënshkruar nga Martin Protugjer në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm.

I ashtuquajturi “Pallati i Bardhë” ndodhet në trekëndëshin midis ndërtesave gri me kënde të mprehta të hotelit “Best Western” dhe “Tehnometall-Vardar”.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts