Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Ministrja serbe që sulmoi shqiptarët, ishte pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri, në kohën e ‘muajit të mjaltit’ Rama–Vuçiç
Lajmi i Fundit

Ministrja serbe që sulmoi shqiptarët, ishte pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri, në kohën e ‘muajit të mjaltit’ Rama–Vuçiç

Ministrja serbe Snežana Paunović, e cila së fundmi ka shkaktuar reagime të forta me deklaratat e saj kundër shqiptarëve, rezulton se jo shumë vite më parë ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri në Kuvendin e Serbisë.

Dokumentet zyrtare të publikuara nga Kuvendi serb tregojnë se emri i Paunović figuron në listën e anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Shqipërinë gjatë legjislaturës 2016–2020. Grupi, i përbërë nga 25 deputetë, kishte si qëllim zhvillimin e marrëdhënieve parlamentare dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kohër kur Edi Rama dhe Aleksadër Vuçiç ishin në ‘muaj mjalti’ mes tyre dhe po përgatisnin projektin anti-shqiptar, “Ballakani i Hapur”.

Ky fakt bie në kontrast të fortë me retorikën që ministrja serbe ka përdorur së fundmi ndaj shqiptarëve, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet e saj politike dhe ndryshimin e diskursit ndaj Shqipërisë.

Verifikimi i dokumenteve zyrtare tregon gjithashtu se Paunović nuk ka qenë pjesë e këtij grupi në legjislaturën 2014–2016, por është përfshirë në mandatin pasues, atë të viteve 2016–2020.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Serbisë, emri i saj figuron qartë në listën e anëtarëve të Grupit Parlamentar të Miqësisë Serbi-Shqipëri, një strukturë e krijuar pikërisht për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts