Ndërrmarja Komunale Sharri – Bogovinë, ka apeluar për kujdes ndaj shpërdorimit të ujit, me qëllim të ruajtjes së burimeve ujore.
Postimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë,
Për shkak të nevojës për ruajtjen e burimeve ujore, ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes të veçantë në përdorimin e ujit.
Shmangeni çdo përdorim të panevojshëm dhe përdoreni ujin me përgjegjësi në shtëpi, në punë dhe në çdo mjedis tjetër.
Kursim i ujit është një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe për sigurimin e këtij burimi jetik për të ardhmen.
Të gjithë së bashku për një përdorim të mençur të ujit!
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Me Respekt
Npk Sharri“.














