“Intervenim i Shpejtë në Fshatin Gradec
Ekipi i zjarrfikësve ka ndërhyrë me sukses në fshatin Gradec, duke arritur të lokalizojë dhe të shuajë plotësisht zjarrin në kohë rekord. Falë reagimit të tyre të shpejtë, u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve.
Apel Ndaj të Gjithë Qytetarëve!
Ju lutemi, mos ndizni zjarre në vende të hapura!
Temperaturat e larta dhe era mund ta kthejnë edhe shkëndijën më të vogël në një katastrofë.
Mbroni natyrën, jetën e njerëzve dhe pasurinë e përbashkët.
Nëse vëreni ndonjë tym apo zjarr, lajmëroni menjëherë shërbimin e zjarrfikësve!
Kujdesi i secilit prej nesh parandalon tragjeditë!”, ka kumtuar faqja e Zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.














