Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, mikpret mërgimtarët: “Këtë verë, po pregadisim diçka speciale, vetëm për ju”
Ballina

Feti Abazi, mikpret mërgimtarët: “Këtë verë, po pregadisim diçka speciale, vetëm për ju”

Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ju ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, përmes një telegrami mikpritjeje, duke ju premtuar në rrjetet sociale një organizim të veçantë, në nder të tyre.

“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj!

Të dashur bashkëvendës e mërgimtarë,

Në emrin tim personal dhe të Komunës së Bogovinës, ju uroj nga zemra mirëseardhje në vendlindjen tuaj. Ju uroj të kaloni ditë të bukura pranë familjeve, miqve dhe të dashurve tuaj, të çmalleni me vendin ku janë rrënjët tuaja dhe të krijoni kujtime të paharrueshme.

Ju faleminderit për gjithçka që bëni për familjet tona dhe për komunën tonë. Kontributi juaj nuk matet vetëm me mbështetjen financiare, por edhe me dashurinë, përkushtimin dhe lidhjen shpirtërore që ruani me vendlindjen. Ju jeni një pjesë jetike e zhvillimit dhe e së ardhmes së Komunës sonë.

Dhe këtë verë… po përgatisim diçka të veçantë, enkas për ju. Një ngjarje që do të na bashkojë si kurrë më parë.

Qëndroni pranë nesh… së shpejti do të zbulojmë më shumë!”, ka shkruar, Abazi.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts