Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Drejtori i Shëndetit Publik, Zulbeari, takon përfaqësues nga Bechtel&Enka: Në fokus, shëndeti i puntorëve, në kampin e kësaj kompanie
Lajmi i Fundit

Drejtori i Shëndetit Publik, Zulbeari, takon përfaqësues nga Bechtel&Enka: Në fokus, shëndeti i puntorëve, në kampin e kësaj kompanie


Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik – Tetovë Shaqir Zulbeari, ka takuar sot disa nga hierarkia ekzekutive e kompanisë së ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10 Bechtel&Enka-s.

Bisedat konstruktive, janë zhvilluar në aspektin e sigurisë shëndetësore, ndaj puntorëve që qëndrojnë në kampin e kësaj kompanie në fshatin Vrapçisht.

POSTIMI I PLOTË:

Takim i frytshëm me menaxhmentin e kampit të Bechtelenkës
Sot realizuam një takim pune me menaxherët e kampit të Bechtelenkës, ku diskutuam për aktivitetet dhe përgjegjësitë që kemi së bashku në kujdesin për shëndetin e punëtorëve, kontrollat periodike shëndetësore që realizojmë, si dhe për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen.
Gjatë takimit u dakorduam se prioriteti ynë i përbashkët mbetet gjithmonë shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve, duke siguruar kushte sa më të mira dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor për secilin prej tyre.
Falënderojmë menaxhmentin për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët në këtë drejtim të rëndësishëm.
Shëndeti i punëtorëve është dhe do të mbetet në rend të parë”, ka shkruar, ai.

Comments are closed

Related Posts