Pasi kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE, bëri të ditur ndryshimet kadrovike në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, tashmë janë bërë të njohur edhe emrat e ministrave të rinj.
Sipas Mickoskit, koalicionit VLEN do t’i takojnë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Burime nga VLEN konfirmojnë se në vend të Zoran Ljutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit do të emërohet Sedat Sulejmani, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit në të njëjtin dikaster.
Ministër i ri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të jetë Agon Ferati, ndërsa ministri aktual i Drejtësisë nga radhët e ZNAM, Igor Filkov, do t’ia dorëzojë postin profesorit të së drejtës kushtetuese në Universiteti i Evropës Juglindore, Jeton Shasivari.
Pas rikonstruimit të Qeverisë, VLEN do të ketë vetëm një post të zëvendëskryeministrit.
Bekim Sali do të vazhdojë të mbetet zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane.
Funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, të cilin e ushtronte Arben Fetai, do të shfuqizohet në Qeverinë e rikonstruuar. Kjo fushë do të mbulohet nga kabineti i kryeministrit.
Siç njoftoi Mickoski, VMRO-DPMNE, si partia kryesore e koalicionit qeverisës, do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Për ministër të Shëndetësisë propozohet drejtori aktual i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, ndërsa për ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë propozohet zëvendësministri aktual Gjoko Velkovski.
Në vend të Klekovskit në Fondin për Sigurim Shëndetësor do të emërohet ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, ndërsa për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale propozohet zëvendëskryeministri dhe ministri aktual për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.

Comments are closed