Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Arrihet marrëveshja, këto janë 6 ministritë që do të drejtojë VLEN
Ballina

Arrihet marrëveshja, këto janë 6 ministritë që do të drejtojë VLEN

VLEN do të udhëheq me 6 ministri me rikonstruimin që do bëhet nga qeverisja aktuale.

Ministritë që do udhëhiqen nga VLEN jane:

Ministria e Drejtësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Ekologjisë
Ministria e Eurointegrimeve
Ministria e Kulturës
Ministria e Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Ndërsa është hequr dorë nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale dhe Ministria për Qeverisje të mirë që udhëhiqej nga një zv.kryeministër.

Do të ketë dy emra të rinj në Ministrinë e Kulturës dhe në Ministrinë e Drejtësisë, por ende nuk është definuar se kush do të jenë ata.

“Ende nuk ka emër final për drejtësinë dhe kulturën, ata do të jenë dy emra të rinj. Për ministrat aktualë si VLEN jemi të kënaqur dhe ata do të vazhdojnë më tej. Shëndetësia nuk është pjesë e paketës, nuk është e jona,” theksoi Sali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ngjarjes me të cilën VLEN shënon dy vjet nga puna e saj si pjesë e koalicionit qeveritar.

Sipas Saliut, për sa kohë zgjasin negociatat ka tema të hapura, por ministritë e mjedisit jetësor, ekonomisë, drejtësisë, eurointegrimeve, kulturës dhe marrëdhënieve mes bashkësive, sigurisht do t’i besohen VLEN-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts