Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Zjarrfikësit e Bogovinës, lokalizojnë zjarrin dhe parandalojnë dëmin, në Negotinë
Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Bogovinës, lokalizojnë zjarrin dhe parandalojnë dëmin, në Negotinë

Ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale në fshatin Negotinë – Parandalohet dëmi më i madh

Sot, pas marrjes së njoftimit për shpërthimin e një zjarri në fshatin Negotinë, ekipi ynë i zjarrfikësve u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë në kohë rekord dhe profesionalizmit të zjarrfikësve tanë, zjarri u lokalizua me sukses dhe u shua plotësisht. Arritja në momentet kritike bëri të mundur që flakët të mos përhapeshin më tej, duke parandaluar kështu dëme të mëdha materiale dhe duke garantuar sigurinë e banorëve të zonës.

Një falënderim i madh për ekipin në terren për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar në çdo thirrje!

Apel: në këto ditë me temperatura të larta, kujdesi duhet të jetë maksimal. Për çdo rrezik, na njoftoni menjëherë“, ka kumtuar në Facebook, faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts