Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: “Pas shumë vitesh neglizhencë, komuna e Bogovinës shlyen shpërblimet jubilare për arsimtarët”
Ballina

Feti Abazi: “Pas shumë vitesh neglizhencë, komuna e Bogovinës shlyen shpërblimet jubilare për arsimtarët”


Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka njoftuar, se pas shumë vitesh shtyrje dhe vështirësi, në mandatin e tij komuna ka arritur të ua shlyejë shpërblimet jubilare, arsimtarëve të shkollave, në kuadër të kësaj komune.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Bogovinës ka realizuar pagesën e shpërblimeve jubilare për arsimtarët dhe punonjësit e arsimit që kanë përmbushur kushtet ligjore për përfitimin e tyre.

Pas shumë vitesh neglizhence dhe mosrealizimi nga administratat e mëparshme, ne po vendosim drejtësi dhe po respektojmë kontributin e çmuar të mësimdhënësve tanë. Të gjitha pagesat do të përfundojnë brenda kësaj jave.

Arsimtarët tanë janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë respekt, vlerësim dhe mbështetje. Kjo është një detyrim institucional, por edhe një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite.

I gëzofshin shpërblimet të gjithë përfituesit!”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës, në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts