Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8, po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar
Lajmi i Fundit

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan si pjesë e Korridorit 8, po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të intensifikuar.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se po punohet paralelisht në hapjen e trasesë dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet.

Sipas Nikolloskit, aktualisht po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht.

Ai vlerësoi se projekti po përparon sipas planit dhe theksoi se investimet infrastrukturore mbeten prioritet i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts