Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë, do formalizohet deri në fund të muajit
Ballina

Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë, do formalizohet deri në fund të muajit

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që deri në fund të këtij muaji të formalizohet rikonstruimi i Qeverisë. Sipas tij, më së voni deri më 1 korrik, emrat e rinj të ministrave dhe funksionarëve të propozuar duhet të dorëzohen në Kuvend.

Duke folur për takimin e zhvilluar dje me dy bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, Mickoski tha se bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë konstruktive dhe pozitive. Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe për ndryshime në disa resorë qeveritarë, por pa zbuluar detaje konkrete.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se konsultimet për rikonstruimin e Qeverisë do të vazhdojnë edhe sot me partnerin tjetër të koalicionit qeverisës, ZNAM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts