Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Osmani: DITË E ZEZË PËR SHQIPTARËT- Sot, Tito u kthye në Tetovë
Ballina

Osmani: DITË E ZEZË PËR SHQIPTARËT- Sot, Tito u kthye në Tetovë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ditën e sotme e ka quajtur ditë e zezë për shqiptarët në Maqedoni pasi që Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.

“Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, duke rikthyer emrin “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.

Një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar.

Një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët.

Një tjetër hap prapa për këtë vend.

Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon.

Sot, Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe VVLEN-it.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts