Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi, ngushëllon familjen e Sahit Jasharit: Atdhetar i përkushtuar dhe luftëtar i lirisë
Ballina

Azizi, ngushëllon familjen e Sahit Jasharit: Atdhetar i përkushtuar dhe luftëtar i lirisë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK-së, Sahit Jashari.

Në një mesazh ngushëllimi, Azizi vlerësoi figurën e Sahit Jasharit si një luftëtar të përkushtuar të lirisë, i cili pati nderin të ishte ushtar i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

“Sahit Jashari, me trimërinë e tij në luftë dhe urtësinë në paqe, na mësoi se atdheu duhet dashur mbi gjithçka dhe pa asnjë kusht. Lufta e tij nuk ishte kurrë mjet përfitimi, por sakrificë për lirinë e vendit”, ka shkruar Azizi.

Në fund, deputeti u shprehu ngushëllime familjarëve, duke lutur që i ndjeri të prehet në paqe dhe të shpërblehet me Xhenet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts