Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Netanyahu për Erdoganin: Diktatori antisemit, nuk duhet t’i japë mësime Izraelit
Lajmi i Fundit

Netanyahu për Erdoganin: Diktatori antisemit, nuk duhet t’i japë mësime Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e quajtur atë një “diktator antisemit”.

“Diktatori antisemit Erdogan, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t’i japë mësime shtetit të Izraelit”, tha Netanyahu.

Më parë, Erdogan kishte dënuar “sulmet” izraelite në rajon, duke theksuar se agresioni i Izraelit kërcënon të gjithë botën dhe duhet të ndalet.

Në një postim të veçantë në Platformën X, kryeministri izraelit përsëriti se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ai mbrojti vendimet e Izraelit në lidhje me sulmet kundër vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts