Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ligji për Gjuhët, bën bashkë diplomatët në Shkup, Meidani: Duhet zgjidhje e plotë
Ballina

Ligji për Gjuhët, bën bashkë diplomatët në Shkup, Meidani: Duhet zgjidhje e plotë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka ndjekur nga afër debatin publik me titull “(Mos)zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve: Zgjidhjet dhe Pasojat”, një aktivitet ky i organizuar nga Lëvizja Studentore dhe Democracy Lab, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadori Meidani e ka vlerësuar diskutim si konstruktiv dhe mjaft të vlefshëm, duke vënë theksin te argumentet juridike që rrethojnë këtë çështje sensitive.

“Diskutimet me argumente juridike treguan se bëhet fjalë për një të drejtë që buron nga Kushtetuta dhe nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve; një e drejtë që duhet të gjejë zgjidhje të plotë dhe të qëndrueshme,” ka deklaruar Meidani.

Mbështetje dialogut dhe shtetit të së drejtës
Në këtë debat, krahas diplomatëve të tjerë të akredituar në Shkup, ka qenë i pranishëm dhe ka pasur një angazhim aktiv edhe Ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja, të cilin Meidani e ka falënderuar veçanërisht për kontributin e tij në diskutim.
Ambasadori shqiptar ka shprehur mirënjohje për seriozitetin dhe përgjegjësinë e treguar nga organizatorët, panelistët, akademikët, analistët dhe studentët. Sipas tij, platforma të tilla dialogu luajnë një rol kyç në shoqëri.

“Një dialog i tillë forcon besimin tek angazhimi qytetar dhe i shërben barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit,” nënvizoi ai, duke shtuar se Ambasada e Republikës së Shqipërisë do të mbetet gjithmonë mbështetëse e çdo dialogu që u shërben proceseve demokratike dhe shtetit të së drejtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts