Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ali Ahmeti, i pranishëm në pritjen solemne për ditëlindjen e Mbretit Charles III
Ballina

Ali Ahmeti, i pranishëm në pritjen solemne për ditëlindjen e Mbretit Charles III

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Matthew Lawson, me rastin e ditëlindjes së Charles III.

Përmes një postimi publik, Ahmeti theksoi se ngjarja përbënte një mundësi të veçantë për të riafirmuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut, njofton TS.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e proceseve demokratike, forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e perspektivës euroatlantike të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për Mbretin Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në ushtrimin e detyrave të tij shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts