Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Ballistët, me apel deri tek faktori politik shqiptarë, pozitë dhe opozitë
Lajmi i Fundit

Ballistët, me apel deri tek faktori politik shqiptarë, pozitë dhe opozitë

Apeli i plotë i Ballistëve:

“APEL !!!

Deri te faktori politik shqiptar, të çfarëdo subjekti (pozitë, opozitë) të ndërmerr masa që pushteti (vmro) të heq duart nga sporti, dhe ffm si institucion përgjegjës për organizimin e ngjarjeve sportive të qëndrojë neutrale dhe e sinqertë, të ndalojë me favorizimin e një klubi në dëm të klubeve tjera, si dhe të ketë drejtësi në ndeshjet e futbollit.

Ffm me deklaratën e fundit hapur sulmon zyrtarë të klubit duke i quajtur arrogantë të vetëpëlqyer, duke shprehur idenë se çështja është e mbyllur dhe se nuk mund të bëni asgjë. Në qoftë se sot ffm dënon Shkëndinë paushall, a thua vallë deri ku do të shkojë kjo qasje e tyre armiqësore.

Në gjithë këtë situatë, sa i përket dënimit drakonik, skandaloz dhe të padrejtë për ndeshjen finale të kupës me vlerë totale 105,000 euro, kërkojmë urgjentisht të tërhiqet vendimi dhe të hudhet në rishikim për uljen e tij. Në bazë të dënimeve për ngjarje të njejta për klube tjera na jepet të kuptojmë se dënimi për Shkëndijën është i qëllimshëm, i padrejtë dhe se asnjëherë në histori të vendit nuk është dënuar ndonjë klub futbolli me këtë masë.

Kanë kaluar disa muaj që kur ne kemi shprehur shqetësime të ngjashme, andaj shtrohet pyetja përse ende nga blloku politik shqiptar nuk është ngritur zëri pasi më kjo çështje nga sportive ka kaluar në politike e që fatkeqësisht nuk duhet të jetë aspak e tillë.

Ballistët po diskutojnë për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në qoftë se nuk ndryshohet qasja ndaj klubit tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts