Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Rama, publikon pamje resorti prestigjioz në Katar: E ka ndërtuar i njëjti brand, që do bëjë Zvërnecin
Lajmi i Fundit

Rama, publikon pamje resorti prestigjioz në Katar: E ka ndërtuar i njëjti brand, që do bëjë Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke sjellë në vëmendje një investim të njohur turistik në Katar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ishulli luksoz i administruar nga marka Anantara është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding, të cilët janë gjithashtu të përfshirë si investitorë në projektin e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë ka kundërshtuar kritikat ndaj investimit dhe ka vlerësuar potencialin e tij për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjioz Anantara.

E dini kush e ka zhvilluar?

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts