Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: Përshëndesim vizitën dhe mesazhin evropian të Presidentit António Costa
Ballina

VLEN: Përshëndesim vizitën dhe mesazhin evropian të Presidentit António Costa

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mirëpriti sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Shkup, në një vizitë që përfaqëson një konfirmim të rëndësishëm të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Integrimi në Bashkimin Evropian është përcaktimi ynë strategjik dhe aspiratë e gjeneratave të tëra. Vizita e Presidentit Costa është inkurajim për të vazhduar me përkushtim reformat dhe proceset që e afrojnë vendin me familjen evropiane.

Në këtë drejtim, VLEN do të vazhdojë të japë kontributin e vet institucional përmes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, duke e mbajtur Agjendën reformuese në qendër të procesit eurointegrues.

VLEN mbetet e përkushtuar që, përmes punës, dialogut dhe reformave, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje plotësisht evropiane për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts