Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: Vazhdojmë punën, për përmirësimin e përfaqësimit politik shqiptar
Ballina

Kasami: Vazhdojmë punën, për përmirësimin e përfaqësimit politik shqiptar

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të VLEN-it pas bashkimit të subjekteve politike në një strukturë të vetme.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kasami theksoi se në mbledhje është zhvilluar një diskutim i frytshëm dhe konstruktiv, i fokusuar në vazhdimin e punës, zhvillimin e mëtejshëm të organizimit dhe përmirësimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vend.

“Sot mbajtëm mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të VLEN-it pas bashkimit në një. Diskutim i frytshëm dhe konstruktiv, në vijën e vazhdimit të punës, zhvillimit dhe përmirësimit të përfaqësimit politik shqiptar në vend. Me këmbë të mbarë!”, ka shkruar Kasami.

Mbledhja konsiderohet si një nga hapat e parë organizativë të VLEN-it pas procesit të unifikimit, me synimin për forcimin e strukturave dhe koordinimin e veprimit politik në të ardhmen.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts