Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zv.ministri Shabani, fton të rinjtë të aplikojnë në Akademinë Ushtarake: Mundësi që nuk duhet humbur
Lajmi i Fundit

Zv.ministri Shabani, fton të rinjtë të aplikojnë në Akademinë Ushtarake: Mundësi që nuk duhet humbur

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka bërë thirrje për të rinjtë që të aplikojnë në konkursin e hapur për Akademinë Ushtarake, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për ndërtimin e një karriere me dinjitet, përgjegjësi dhe shërbim ndaj vendit.

Përmes një statusi publik, Shabani theksoi se Akademia Ushtarake nuk është vetëm një institucion arsimor, por edhe një formim karakteri dhe një rrugë drejt profesionalizmit dhe disiplinës.

Ai u bëri thirrje të rinjve me energji, ambicie dhe ndjenjë përgjegjësie që të provojnë veten dhe të bëhen pjesë e një misioni që kontribuon për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

“Mos hezitoni! Konkurroni dhe ndërtoni të ardhmen që meritoni”, ka shkruar mes tjerash Shabani, duke inkurajuar gjithashtu qytetarët që të motivojnë të afërmit dhe miqtë e tyre për të aplikuar në Akademinë Ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts