Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • BFI: Ndërron jetë në Mekë pas kryerjes së haxhit, haxhiu Adnan Arifi nga Piroku
Lajmi i Fundit

BFI: Ndërron jetë në Mekë pas kryerjes së haxhit, haxhiu Adnan Arifi nga Piroku

Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ka ndërruar jetë papritur pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, raporton gjurme.info.

Sipas njoftimit, pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar islame ku çdo vit mblidhen miliona besimtarë nga e gjithë bota për kryerjen e haxhit.

Në mesazhin e ngushëllimit, Bashkësia Fetare Islame lut Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerin, t’ia pranojë haxhin dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit.

“Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda”, thuhet në njoftim.

“Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts