Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim në Tiranë me ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe kreun e PD, Sali Berisha.
Përmes një njoftimi rrjetet socialke, Kasami bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërshqiptar, zhvillimet aktuale politike, si dhe perspektivën e përbashkët drejt integrimit evropian.
Ai gjithashtu e ka përgëzuar Berishën për rizgjedhjen në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë, duke i uruar sukses në sfidat e ardhshme politike.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova ish-kryeministrin Sali Berisha. Niseduam rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në BE. E përgëzova për rizgjedhjen në krye të PD-së dhe i dëshirova sukses në sfidat e ardhshme politike. Do ta vazhdojmë komunikimin me synimin e bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon!”, shkroi Kasami.














