Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mevlan Ademi: Shqetësimet i paraqitëm drejtpërdrejtë, para kongresmenit amerikan Keith Self
Ballina

Mevlan Ademi: Shqetësimet i paraqitëm drejtpërdrejtë, para kongresmenit amerikan Keith Self

Lëvizja Studentore Shqiptare ka zhvilluar sot një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë shqetësimet e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me, siç u tha, përpjekjet për cenimin e të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.

Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesi i lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, bëri të ditur se gjatë takimit studentët kanë paraqitur drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan shqetësimet e tyre për zhvillimet politike dhe institucionale që, sipas tyre, rrezikojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve.

Njoftimi i plotë i Mevlan Ademit:
Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit.
Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts