Gazetari dhe analisti Valon Syla ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për politika që sipas tij po e shtyjnë qytetarin drejt largimit.
Në reagimin e tij, Syla kritikon edhe raportin me diasporën, çmimet e larta dhe mënyrën e zhvillimit të fushatave politike.
Postimi i plotë:
“Albin Kurti e ka mësy me shkretu vendin… qe me bo te pa jetushem per neve.
E tani na me ikë jashtë, me u bo gërrnaça që me votu atë… se këta mrenda se besoj se kanë mo besim.
Ndoshta eshte mire, me çpikë një pozitë Kryeministër për diasporë.
Në Norvegji, gruaja dhe fëmija, në Greqi në deti e pushime, a fushata në Zvicër e Gjermani. Biletat me lirim per aeroplana, a na çmimet ma te shtrejta se krejt Evropa?
Kush po na e rrasë neve?
Paguj, per me ble vota ne diasporë, Albini.
Na jemi tradhëtarë që po mundohemi ketu, e krejt tjerë jashtë vendi patriota.
Na zullumqarë e hajna.
Gërrnaçi hero.
Agim Bahtiri zëdhënës. Pacollka çlirimtare.
Dhe ne te gjithë pa fije nderi.
Partitë le ta rujnë votën se me kete fjalor se besoj se F. Peci i merr mo mbi 100 mijë vota a ne LDK si ka prek as 7 mijë.
Kon pe rreni?
Bleni Vota bleni. Nese ju lejomë.
#albanologji #kryegërrnaçi”, ka përfunduar Syla.














