Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Vizita e Kurtit për Bajram, në BIK: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet
Kosovë

Vizita e Kurtit për Bajram, në BIK: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ai ka uruar myftiun Naim Tërnava, dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë.


“Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet, para së gjithash dëshmorët e kombit, ku ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imam hoxhallarë nga lufta”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts