Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski, uron Kurban Bajramin: Të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë shoqëri të mirëkuptimit, unitetit dhe respektit
Ballina

Mickoski, uron Kurban Bajramin: Të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë shoqëri të mirëkuptimit, unitetit dhe respektit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazh paqeje, mirëqenieje dhe bashkimi.

Në urimin e tij, Mickoski u shpreh se kjo festë e madhe kujton vlerat e solidaritetit, humanitetit, respektit të ndërsjellë dhe kujdesit për të afërmit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të bazuar në mirëkuptim, unitet dhe respekt, ku dallimet mes njerëzve shihen si forcë dhe bashkimi si e ardhmja e përbashkët.

Kryeministri uroi që ditët e festës të sjellin gëzim, ngrohtësi dhe shpresë në çdo familje, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët që festojnë Kurban Bajramin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts