“Bashkë me kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazin, vizituam sot kompanitë prodhuese në këtë komunë”, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.
Tutje, ai ka konfirmuar thirrjen e hapur nga ministria e Ekonomisë për mbështetjen e kompanive, në kuadër të Ligjit për Mbështetjen Qeveritare.
” I dëgjova sfidat dhe pritshmëritë e bizneseve dhe i njoftova për thirrjen e hapur të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për përkrahjen e kompanive nëpërmjet ndihmës direkte të parashikuar me Ligjin për Mbështetjen e Investimeve.
Me këtë ligj, mbështesim financiarisht kompanitë që investojnë në rritjen e prodhimit, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e punësimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.
Do të vazhdojmë të jemi afër bizneseve dhe të punojmë bashkë për një ekonomi më të fuqishme dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit”, ka nënvizuar, Durmishi.














