Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Shoferi që shkaktoi aksidentin në Shkup, arrestohet nga policia
Kronika e Zezë

Shoferi që shkaktoi aksidentin në Shkup, arrestohet nga policia

Një aksident i rëndë trafiku në unazën e Shkupit ka përfunduar tragjikisht me katër viktima, pasi një kamion me targa të Kosovës ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një veturë. Pas përplasjes së fuqishme, të dy automjetet janë përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, aksidenti është raportuar rreth orës 23:00 dhe ka ndodhur në segmentin Radishanë–Prishtinë–Mirkovc.

Sipas të dhënave të para, 76-vjeçari B.B. nga Kosova, duke drejtuar një kamion të markës “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka depërtuar gardhin mbrojtës dhe ka kaluar në korsinë e kundërt. Aty është përplasur drejtpërdrejt me një veturë “BMW” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte 51-vjeçari R.V. nga Shkupi.

Si pasojë e goditjes së fortë ka shpërthyer zjarr, ndërsa vetura dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën drejtuesi i veturës R.V., si dhe dy bashkëudhëtarët A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen e katër personave, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat janë dërguar për obduksion.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndodhet në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Nga policia kanë bërë të ditur se pas përfundimit të hetimeve do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Për shkak të këqyrjes së vendit të aksidentit, komunikacioni në këtë pjesë të unazës ka qenë i bllokuar për më shumë se gjashtë orë, ndërsa automjetet janë devijuar në rrugë alternative. Qarkullimi është normalizuar sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts