Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, shikon ofertat e shkollave të mesme për filloristët. “Arsimi, prioriteti i ynë”
Ballina

Feti Abazi, shikon ofertat e shkollave të mesme për filloristët. “Arsimi, prioriteti i ynë”

“Sot, bashkë me Kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, zv/ministrin e Arsimit Driton Sulejmani, zv/kryetarin e Komunës së Tetovës Albi Qamili si dhe kolegun tim të nderuar, Kryetarin e Komunës së Tearcës Daut Memishi vizituam stendat e shkollave të mesme me rastin e Ditës së Hapur të shkollave.

Përmes kësaj vizite patëm mundësinë të shohim nga afër programet arsimore dhe drejtimet që ofrojnë shkollat për nxënësit tanë. Orientimi i drejtë i të rinjve është një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre, ndërsa shkollat profesionale kanë rol kyç në përgatitjen e kuadrove të nevojshme për tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Mbështetja e arsimit dhe krijimi i mundësive më të mira për të rinjtë tanë mbetet prioritet i përbashkët i institucioneve tona”, ka njoftuar keru i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts