Ditën e sotme, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi ka ekspozuar pamjet nga pastrimi i mbeturinave në rrugë Bogovinë – Sellcë, duke potencuar se procesi i pastrimit të hedhurinave do vazhdojë edhe në vijim, në lokacionet e rradhës.
Postimi i plotë, në FB:
“Rruga pergjatë lumit të Bogovinës për në Sellcë ishte e mbuluar nga hedhurinat! Sot gjithë ai mal me hedhurina është duke u pastruar. Puna vazhdon”, ka shkruar, ai.














