Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Bekim Sali: Studentët, së shpejti do ta japin provimin në gjuhën shqipe
Ballina

Bekim Sali: Studentët, së shpejti do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar lidhur me çështjen e provimit për studentët shqiptarë, duke paralajmëruar zgjidhje për përdorimin e gjuhës shqipe, përcjell Zyrtare.

Përmes një postimi publik, Sali ka deklaruar se “studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe”, ndërsa ka akuzuar qeverisjet e kaluara të BDI-së se nuk e kanë zgjidhur këtë problem për më shumë se dy dekada.

“Po e zgjidhim një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se dy dekada gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së. E drejta e gjuhës është e drejtë themelore e njeriut, me të cilën nuk ka kompromis”, ka shkruar Sali.

Ai ka përmbyllur mesazhin me paralajmërimin: “Së shpejti me lajme të mira…”, duke lënë të kuptohet se pritet një vendim konkret në favor të studentëve shqiptarë.

Comments are closed

Related Posts