Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Dy 18-vjeçarë në Tetovë, rrihen nga një grup prej rreth 20 personash, pas provokimeve ndëretnike
Kronika e Zezë

Dy 18-vjeçarë në Tetovë, rrihen nga një grup prej rreth 20 personash, pas provokimeve ndëretnike

Më 14.05.2026 në ora 23:50 në SPB Tetovë, M.M. (18) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 23:00, derisa po ecte në këmbë me shokun e tij L.F. (18) përgjatë rrugës “Lenin” në afërsi të urës së lumit Shkumbin, janë sulmuar fizikisht.

Sipas , ata kanë vënë re një grup prej rreth njëzet të rinjsh që vizatonin grafite dhe njëri nga personaве u është drejtuar me fjalë provokuese në bazë nacionale. Menjëherë pas kësaj, grupi i ka rrethuar, me çka një person i maskuar e ka sulmuar fizikisht personin M.M., ndërsa një person tjetër ka sulmuar shokun e tij. Denoncuesi ka identifikuar njërin nga personat e grupit, i cili ishte L.Xh. nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Comments are closed

Related Posts