Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Deputeti Adnan Azizi, zgjidhet në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive
Ballina

Deputeti Adnan Azizi, zgjidhet në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është zgjedhur në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti Azizi i cili në mes tjerash shkruan:


“Falënderoj kolegët deputetë për besimin dhe përgjegjësinë që të përzgjidhem në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, mekanizëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe reflekton realitetin politik të shtetit.

Tani e tutje, Komiteti do të ketë rol kyç për çështje që lidhen me të drejtat kolektive, përfaqësimin, gjuhën, arsimin, kulturën dhe temat që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike.

Do të jetë garantues i të drejtave të dala nga Marrëveshja e Ohrit, Parimit të Badenterit, përdorimit të gjuhës, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe çështjeve tjera.

Ata e defaktorizuan dhe pasivizuan komitetin, ne do ta fuqizojmë dhe do t’ia japim peshën e veçantë politike dhe institucionale që i takon”, përfundon shkrimi i deputetit Azizi.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts