Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Feti Abazi, mbështet garat republikane të futsalit, në Kamjan. Falenderon federatën e vendit dhe të Kosovës, për organizimin
Ballina

Feti Abazi, mbështet garat republikane të futsalit, në Kamjan. Falenderon federatën e vendit dhe të Kosovës, për organizimin


Sot, për herë të parë, në sallën sportive të shkollës në Kamjan u zhvilluan garat shkollore në futsal në nivel republikan. Katër ekipet më të mira në nivel shtetëror zhvilluan ndeshje cilësore, duke dëshmuar talent, disiplinë dhe shpirt të lartë sportiv“, ka njoftuar Feti Abazi, në Facebook.

Ai, gjithashtu falenderoi federatën e vendit dhe të Kosovës për organizimin.

Me këtë rast, shpreh falënderim të veçantë për përfaqësuesit e Federatës së Garave Shkollore të RMV-së, si dhe përfaqësuesit e Federatës së Republikës së Kosovës, të cilët me praninë e tyre nderuan këtë organizim të rëndësishëm.

Përgëzoj ekipet fituese dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe suksesin e treguar.

Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë sportin shkollor dhe të investojë në zhvillimin e të rinjve, sepse sporti është rruga më e mirë drejt edukimit, shëndetit dhe suksesit të gjeneratave të ardhshme”, ka përfunduar, ai.

Comments are closed

Related Posts