Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: E vlerësoj interesimin e Selës, për t’u bë pjesë e Qeverisë
Ballina

Kasami: E vlerësoj interesimin e Selës, për t’u bë pjesë e Qeverisë

“E vlerësojmë lartë interesimin e zotëri Selës për hyrje në Qeveri”, tha bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, në një intervistë për TV21, duke folur për hyrjen e subjekteve të reja në Qeveri.

Kasami tha se inkuadrimi i subjekteve të reja në Qeveri bëhet në momente të caktuara, ndërsa theksoi se tani nuk është koha për parti të reja.

“Gjithmonë inkuadrimi ose largimi i partive nga qeveri bëhet në momente të caktuara. Ato momente janë numrat, largimi i deputetëve, etj, që nuk është situatë për momentin. Ne e vlerësojmë lartë interesimin e zotëri Selës për inkuadrim në qeveri. Ka mesazhe që me kushte të caktuara mund të bëhet pjesë e Qeverisë”.

“Për momentin vlerësojmë që Qeveria ka numra stabil dhe nuk ka nevojë për subjekt të ri, por kur do të vlerësojmë se ka nevojë do të ulemi dhe do të bisedojmë”, theskoi Kasami.

Në lidhje me bashkëpunimin me partinë e Selës në zgjedhje, Kasami tha se çdo herë do të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe çështjen që të ofrojnë kuadrot më të mira.

Comments are closed

Related Posts