Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Amet Imeri takim zyrtar në Tiranë. Fokus, bashkëpunimi për zhvillimin rajonal
Lajmi i Fundit

Amet Imeri takim zyrtar në Tiranë. Fokus, bashkëpunimi për zhvillimin rajonal

Amet Imeri, drejtor i byros per zhvillim rajonal, ka zhvilluar një takim institucional pune në Tirana me drejtorin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Lokale, Stiljano Llavdaniti, me fokus avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e realizimit të iniciativave dhe projekteve të përbashkëta, si dhe për mekanizmat që do të kontribuojnë në mbështetjen e vetëqeverisjes lokale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale përmes koordinimit të ndërsjellë.

Sipas njoftimit, theks i veçantë iu kushtua ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme dhe shkëmbimit të praktikave të mira, me qëllim zbatimin më efikas të politikave për zhvillim të barabartë rajonal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Në takim, palët konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet institucioneve, me synim realizimin e aktiviteteve konkrete me interes të përbashkët.

Comments are closed

Related Posts