Komanda Qendrore e SHBA-së tha sot se më shumë se 70 anije po ndalohen të hyjnë ose të dalin nga portet e Iranit për shkak të bllokadës së SHBA-së.
Komanda gjithashtu njoftoi se këto anije mbajnë rreth 166 milionë fuçi nafte iraniane e cila në treg ka një vlerë prej 13 milionë dollarësh. Ajo gjithashtu shtoi se më shumë se 50 anije janë ridrejtuar.
“Aktualisht, forcat amerikane po i pengojnë më shumë se 70 anije cisternë të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane. Këto anije tregtare kanë kapacitetin për të transportuar mbi 166 milionë fuçi naftë iraniane me vlerë rreth 13 miliardë dollarë”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X.
Kujtojmë se më herët, Marina e Gardës Revolucionare paralajmëroi të gjitha anijet në Ngushticë që të qëndrojnë larg anijeve luftarake amerikane pasi rrezikohen të sulmohen.















Comments are closed