Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: “Urime shkollës së Pallçishtit, 31 vjetori. Shumë suksese, për brezat e rinjë” (FOTO)
Ballina

Feti Abazi: “Urime shkollës së Pallçishtit, 31 vjetori. Shumë suksese, për brezat e rinjë” (FOTO)

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, i është bashkangjitur manifestimit të 31 vjetorit, të  shkollës “Dervish Cara”, në Pallçisht. Në harmoninë e valleve dhe shfaqjeve, ai ka deklaruar, se është ndjerë i nderuar në këtë aktivitet.

Ishte kënaqësi e veçantë të jem pjesë e manifestimit të organizuar me shumë përkushtim nga nxënësit, arsimtarët dhe udhëheqësia e shkollës fillore SH.F. “Dervish Cara”, me rastin e shënimit të 31-vjetorit të shkollës“, ka shkruar, Abazi.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për udhëheqësinë e shkollës, arsimtarët dhe nxënësit për këtë program të mrekullueshëm dhe atmosferë të ngrohtë festive, që dëshmoi përkushtimin ndaj dijes, edukimit dhe vlerave tona.

Urime të përzemërta SH.F. “Dervish Cara” për 31-vjetorin! Ju dëshiroj edhe shumë suksese, arritje dhe gjenerata të reja që do ta nderojnë shkollën dhe komunitetin tonë”, ka përfunduar, Abazi.

Comments are closed

Related Posts