Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Elmazi demanton shkrimet mediatike: “Pretendime të pabazuara dhe spin me qëllime politike”
Ballina

Elmazi demanton shkrimet mediatike: “Pretendime të pabazuara dhe spin me qëllime politike”

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar publikisht ndaj disa shkrimeve mediatike ku përmendet emri i tij, duke i hedhur poshtë në tërësi si të pavërteta dhe spekulative.

Në reagimin e tij, Elmazi thekson se informacionet e publikuara nuk pasqyrojnë realitetin dhe i cilëson si konstruksion të qëllimshëm për të krijuar perceptim të gabuar në opinionin publik. Ai shpreh shqetësim edhe për faktin se, sipas tij, mediat nuk kanë kërkuar qëndrimin e tij para publikimit të këtyre pretendimeve.

Sipas tij, bëhet fjalë për një “spin klasik mediatik”, me prapavijë politike, i cili synon të dëmtojë imazhin e tij, veçanërisht në prag të 9 majit dhe Kongresit të Bashkimit. Elmazi shton se me afrimin e kësaj date vërehet nervozizëm te oponentët politikë, të cilët, sipas tij, përpiqen të prodhojnë lajme të pavërteta për përfitime politike.

Elmazi thekson gjithashtu se qytetarët e Sarajit e njohin dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që do t’i vinte ata në pozitë të vështirë.

Comments are closed

Related Posts