Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Në pranga 66-vjeçari nga Maqedonia: Dyshohet për vjedhje në katër xhami në Serbi
Kronika e Zezë

Në pranga 66-vjeçari nga Maqedonia: Dyshohet për vjedhje në katër xhami në Serbi

Në një aksion të përbashkët të policisë së Novi Pazarit dhe Bujanocit, është arrestuar 66-vjeçari M.Z., shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se brenda një periudhe tre ditore ka kryer vjedhje në katër objekte fetare në territorin e Serbisë.

Sipas informacioneve, vjedhjet janë kryer në periudhën nga 29 prilli deri më 1 maj, ndërsa cak kanë qenë xhamitë në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenicë. Sipas hetimeve, i dyshuari ka thyer arkat e objekteve fetare dhe ka përvetësuar paratë që ndodheshin brenda tyre.

​Gjatë kontrollit policor, tek i dyshuari janë gjetur një thikë dhe një elektroshok, për çka ndaj tij është ngritur edhe kallëzim përkatës për kundërvajtje.

​M.Z.-së i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pas së cilës do të dërgohet për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Novi Pazar, ku do të vazhdojë procedura për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments are closed

Related Posts