“Ekipi i zjarrfikësve sapo ka përfunduar me sukses një ndërhyrje për shuarjen e një zjarri në rrugën drejt fshatit Novosellë. Falë reagimit të shpejtë të ekipit tonë në terren, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është lokalizuar plotësisht”, ka njoftuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.













