Zëdhënësja e Speciales, Angela Griep, në informimin javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës, sot ka bërë me dije se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, aktualisht, Trupi Gjykues në këtë çështje gjyqësore është në fazën e kuvendimeve.
“Afati për nxjerrjen e aktgjykimit varet nga secila çështje. Rregullorja përcakton se Trupi Gjykues ka 90 ditë për të arritur një verdikt, por mund të shtyjë kuvendimet përtej 90 ditëve në rast se, për shkak të rrethanave, kërkohet më shumë kohë”, tha ajo.

Sipas saj, data e saktë e shpalljes së verdiktit në këtë çështje nuk dihet ende por publiku do të njoftohet kur gjykatësit të caktojnë datën.
“Në pajtim me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave (rregulla 159), Trupi Gjykues nuk është i detyruar të “kërkojë” zgjatje të afatit. Megjithatë, ai duhet të paraqesë vendim të arsyetuar për këtë. Rregullorja nuk përcakton afat konkret për lëshimin e këtij vendimi”, tha ajo.













Comments are closed