Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Sulejmani: Ansambli shqiptar u ngrit sërish – Nga sfidat e mëdha, në rikthim të plotë
Kulturë/Showbiz

Sulejmani: Ansambli shqiptar u ngrit sërish – Nga sfidat e mëdha, në rikthim të plotë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV ka mbajtur koncertin e tij në Tetovë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për këtë institucion.

I pranishëm në aktivitet ishte zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili theksoi se ansambli ka kaluar një periudhë të vështirë, por është rikthyer fuqishëm.

“Një ekip që ishte drejt shuarjes, të përbuzur dhe pa vendime pune e të harruar totalisht. Luftuam, u sfiduam, duruam dhe IA DOLËM. Ansamblin e rikthyem, e ringjallëm, po kompletohet ekipi dhe sonte si në çdo aktivitet, ato e dëshmojnë se ky mund i joni ia vlejti”, deklaroi Sulejmani.

Koncerti “Me plis në zemër” u mbajt në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe artdashësve.

Comments are closed

Related Posts