Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i nëndegës “Reçica e Vogël 1”, ku për kryetar është zgjedhur Kujtim Shabani
Rexhepi theksoi rëndësinë historike dhe organizative të kësaj nëndege për BDI-në, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të partisë ndër vite. Ai vlerësoi gjithashtu figurën e Shabanit si një aktivist të përkushtuar dhe me energji të re për strukturat e partisë.
Postimi i plotë i Rexhepit:
“Reçica e Vogël 1 gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Aty ku filloi gjithçka, aty ku u ngritën themelet e organizatës sonë politike, edhe sot me krenari, përkushtim dhe besim po ndërtojmë një të ardhme të sigurt e premtuese.
Në një frymë të fuqishme uniteti, sonte mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të kësaj nëndege, ku për kryetar u zgjodh Kujtim Shabani, ekonomist i diplomuar, djalë i ri, energjik dhe i përkushtuar, që do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Demokratik për Integrim – Dega Tetovë.
Kujtimi vjen në këtë detyrë si një ndër aktivistët më të zellshëm të BDI-së. Në zgjedhjet e fundit ishte shef shtabi në Reçicë të Vogël dhe në çdo cikël zgjedhor ka kryer me përgjegjësi të plotë detyrat dhe obligimet partiake, duke shërbyer si shembull dhe motivim edhe për të tjerët.
Urime Kujtim detyrën e re!
#Bashkë, hap pas hapi dhe për çdo ditë, po finalizojmë e forcojmë radhët tona për të ndërtuar me dinjitet, me zemër dhe me kokën lart BDI-në e së ardhmes!”, ka përfunduar Rexhepi.

















Comments are closed