Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zëvendësministri Shabani: Kur duhet besuar Elfete Ismailin, atëherë apo sot?
Lajmi i Fundit

Zëvendësministri Shabani: Kur duhet besuar Elfete Ismailin, atëherë apo sot?

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani gjatë ditës së sotme ka reaguar ndaj ish ministres së Mbrojtjes, Elfete Ismaili duke i kujtuar Ismailit se në Në aktin zyrtar të dorëheqjes nuk pati asnjë fjalë për “qasje nacionaliste”, asnjë akuzë për diskriminim, asnjë alarm për rrezik ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, pati falënderime dhe elozhe për kryeministrin Hristijan Mickoski, për besimin dhe mundësinë e dhënë, shkruan Shabani.

Shabani më tej shton se Sot, nga opozita, e njëjta Elfete flet për nacionalizëm dhe padrejtësi, sikur këtë realitet e zbuloi vetëm pasi humbi pushtetin. Nëse qeveria ishte kaq nacionaliste, pse nuk e tha në momentin e dorëheqjes? Pse nuk e denoncoi kur ishte në zyrë dhe kishte përgjegjësi institucionale?Është e lehtë të bësh patriotizëm me status në Facebook pasi largohesh nga posti. Më e vështirë është të veprosh kur je brenda sistemit. Sulmet ndaj Admir Shabani nuk e fshehin këtë kontradiktë. Sepse pyetja mbetet e thjeshtë dhe e drejtë, kur duhet besuar Elfetes, në dorëheqjen zyrtare me falënderime për qeverinë, apo në deklaratat e sotme me akuza për nacionalizëm? Të dyja bashkë nuk mund të jenë e vërteta”.

Comments are closed

Related Posts