Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka përuruar përfundimin e punimeve në rrugën e fshatit Merovë. Ai theksoi se Merova ka qenë vazhdimisht në fokus të angazhimit të tyre, me përkushtimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e jetesës për banorët.
Sipas Azizit, investime të tilla janë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të zonës, me synimin që në të ardhmen Merova të shndërrohet në një nga destinacionet më atraktive turistike në rajon.
Njoftimi i plotë:
Merova gjithmonë ka qenë në fokus të punës dhe angazhimit tonë, me shpresë dhe përkushtim që një ditë të bëhet një nga zonat më atraktive turistike.














