Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • S’ka President të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme
Kosovë

S’ka President të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e ri. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se pas pamundësisë së gjetjes së një marrëveshjeje “Kuvendi shpërndahet” dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. 

Kryeministri Albin Kurti tha në sallën e Kuvendit se opozita nuk pati asnjë vullnet për të arritur një marrëveshje.

I provuam të gjitha” – tha Kurti që renditi një sërë ofertash që i kishte bërë opozitës.

Brenda 45 ditësh vendi duhet të mbajë zgjedhje që llogariten të jenë rreth fillimit të qershorit.

Ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës që vlerëson se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është shmangur një ndër shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një tentativë e rrezikshme për demokracinë e Kosovës.

“Përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese dështuan. Institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues u mbrojtën” – thuhet në reagimin e PDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts